Në vazhdimësinë e prezantimit të sponzorëve me rëndësi të veçantë në FC Albania,natyrisht që edhe Asani Bodensysteme GmbH për sezonin 2016/2017 është një nga shtyllat mbështetëse financiare në klub.Nga takimet e fundit të përfaqësuesve të FC Albania dhe pronarit të Asani Bodensysteme GmbH z.Rui Asani u arrit marrëveshja e të dy palëve që kompania në fjalë për dy vitet e ardhshme do të mbështesë financiarisht si një ndër sponzorët kryesor të FC Albania.

Pronar i Kompanisë z.Rui Asani dhe Kryetari i klubit z.Sokol Dauti

Poashtu Asani Bodensysteme GmbH me pronar z.Rui Asani ka qenë mbështetës i rregullt që nga themelimi i  klubit FC Albania dhe për këtë Kryesia e klubit e falenderon përzemërsisht për kontributin shumëvjeçar në mbështetje të kulturës sportive të Diasporës Shqiptare në Zvicër.